LAJMI I FUNDIT:

Demaliaj: Nga nesër, Kosova mund t’i shtojë sanksionet ndaj Serbisë (Video)

Demaliaj: Nga nesër, Kosova mund t’i shtojë sanksionet ndaj Serbisë (Video)

Deputet i AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se klasës politike në Kosovë i duhet një unitet në raport me Serbinë.

Demaliaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova ka një politikë të jashtme të integruar, por dështimi për anëtarësim në INTERPOL ka qenë çështje gjeopolitike.


Ai tha se me refuzimin e Kosovës ka humbur INTERPOL-i , e jo ne.

“INTERPOL-i ka pranuar shtete që menaxhimin e kufirit e bëjnë me gomarë, ndërsa policët tanë janë ‘spartanë’ të shekullit XXI”, tha ai.

Deputeti i AAK-së duke folur për taksën ndaj mallrave serbe, ka thënë se Serbia nuk mund të luajë më me Kosovën.

“Bashkësia ndërkombëtare u mundua të afrojë shqiptarët dhe serbët, por u pa se Serbia ka qëllime armiqësore ndaj Kosovës dhe ky afrim nuk mund të ndodhë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Demaliaj thotë se nga nesër Kosova mund të vendos masa të reja ndaj Serbisë.

“Mendoj që nga nesër, ky sovran dhe kjo Qeveri do t’i shtojë masat ndaj Serbisë. Ka shumë masa tjera, por ato do t’i shohim në ditën e nesërme”, tha Demaliaj.

Deputeti i koalicionit Qeveritar thotë se është mirë që edhe opozita e ka kuptuar se me Serbinë ndryshe nuk flitet.

“Vetëvendosje ka thënë se duhet të vendosen masa ndaj Serbisë, por nuk është e njëjta gjë si të thuhet e si të veprohet”, tha Demaliaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori