LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, largim nga Evropa dhe SHBA-të

Delawie: Shfuqizimi i Gjykatës Speciale, largim nga Evropa dhe SHBA-të

Pas deklaratave të dy përfaqësuesve më të lartë të institucioneve në Kosovë, presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka ardhur edhe një reagim i ambasadorit amerikan në Kosovë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori amerikan ka shkruar se revokimi i Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese për Kosovën.

“Një vendim për revokimin e Gjykatës Speciale do të shënonte një pikë kthese larg sundimit të ligjit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara. #Kosovë, mos e zgjidhni atë të ardhme për fëmijët tuaj!”, ka shkruar Delawie. /Telegrafi/