LAJMI I FUNDIT:

Delawie premton vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës

Delawie premton vazhdimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot, në një takim njohës, ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe Ambasadës së SHBA-së në vendin tonë.

Gashi dhe ambasadori Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy shteteve, e në veçanti të MKRS-së me ambasadën Amerikane në dikasteret që ka në përgjegjësi Ministria.


Ministri e falënderoi ambasadorin amerikan për ndihmën e vazhdueshme dhe të pakursyer që Qeveria amerikane ka dhënë në shtetndërtimin e Kosovës dhe po jep për forcimin e shtetësisë së Kosovës.

Ambasadori Delawie premtoi vazhdimin e bashkëpunimit në fushat që janë me interes të MKRS-së.

Po ashtu, ambasadori Delawie theksoi se qeveria e vendit të tij, përmes Ambasadës në Prishtinë, do të jetë përkrah ministrisë duke mbështetur aktivitete të ndryshme rinore e kulturore, të cilat e promovojnë diversitetin dhe respektin e ndërsjellë në Kosovë, si dhe aktivitetet e dizajnuara që të kundërshtojnë ekstremizmin e dhunshëm.

Ministri e ambasadori u pajtuan për thellim të bashkëpunimit dhe angazhimit në realizimin e projekteve konkrete në kulturë, trashëgimi, e me theks të veçantë në avancimin dhe integrimin e rinisë në jetën institucionale e shtetërore të Kosovës.

Në trend Kultura

Më shumë
Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Ali Pasha donte marrëdhënie diplomatike e tregtare edhe me Amerikën e largët!

Kulture
Piruni

Piruni

Daut Dauti
VDES NGADALË

VDES NGADALË

Poezi
IDIL I VDEKUR

IDIL I VDEKUR

Poezi
Sabahetja e Prishtinës

Sabahetja e Prishtinës

Kulture
Biznesi i filmave ... mbaroi!

Biznesi i filmave ... mbaroi!

Kulture
Kalo në kategori