LAJMI I FUNDIT:

Delawie mbështet Kosovën drejt integrimit evropian

Delawie mbështet Kosovën drejt integrimit evropian

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u takua sot me Ambasadorin Amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin bisedoi për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ministrja Hoxha njoftoi Ambasadorin Delawie për proceset aktuale në kuadër të agjendës evropiane të reformave dhe prioritetet kyçe që parasheh të realizohen në këtë periudhë.


Ministrja Hoxha dhe ambasadori Delawie vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë të dy qeverive e në veçanti me Ministrinë e Integrimit Evropian pasiqë, procesi i integrimit evropian është një proces horizontal, që ndërlidhet me të gjitha zhvillimet në vend duke i kontribuar qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Ministrja Hoxha shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zhvilluar bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Qeverinë Amerikane dhe njëkohësisht të ketë një kordinim sa më efikas ndërmjet projekteve të Qeverisë së Kosovës, BE-së dhe Qeverisë Amerikane si një ndër kontribuesit më të mëdhenj për zhvillimin e vendit tonë. Pasiqë, kordinimi i mirëfilltë i kontribuon zbatimit të suksesshëm edhe të prioriteteve institucionale të Kosovës.

Nga ana e tij, Ambasadori Delawie uroi ministren Hoxha për detyrën e re dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit tashmë të krijuar për t’i kontribuar sa më shumë forcimit të shtetit demokratik drejt integrimit në familjen evropiane.

Njëkohësisht, theksoi Ambasadori Delawie se Amerika është mjaft e përkushtuar që të ndihmojë Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit në këtë proces pasi që një Evropë sa më e bashkuar i kontribuon paqes dhe zhvillimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një grua në Pejë

Vritet një grua në Pejë

Kronika e Zezë
Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Vuçiq ofendoi gazetaren britanike pasi raportoi realitetin në veri të Kosovës, Kusari: Është lider me çrregullim deluzional

Lajme
Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Votim i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës – a do t’i kemi sot votat e mjaftueshme në Asamblenë Parlamentare

Lajme
Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Kurti mblodhi Këshillin e Sigurisë, ekspertët: Të fillohet me përgatitje të rezervistëve të ushtrisë, policisë dhe strukturave tjera

Siguri
Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes

Ish-studenti i Edukimit për profesorin Xhevat Krasniqi: I tha studentes "s’paske mësuar por të pimë kafe, e zgjidhim ndryshe"

Arsim
​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

​Kërkohet dokumentimi i krimeve serbe, Kurti takon veprimtarë të ‘68 e ‘81

Lajme
Kalo në kategori