LAJMI I FUNDIT:

Delawie-Jevtiq: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e problemit

Delawie-Jevtiq: Dialogu, rruga e vetme për zgjidhjen e problemit

Ministri për Komunitete dhe Kthim Dalibor Jevtiq dhe ambasadori i SHBA në largim, Greg Delawie ranë dakord sot në një takim, se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemet në marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve.

Ata thanë se është e rëndësishme që secili të kontribuojë në këtë proces, në mënyrë që të arrihet një zgjidhje për paqe  dhe stabilitet.


Një nga temat e takimit ishte iniciativa për të ndryshuar Ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ministri Jevtiq shprehu shqetësimin se “ky është një proces i panevojshëm në këtë kohë dhe mund të ngadalësojë dhe ndikojë në procese të tjera të rëndësishme, veçanërisht kur bëhet fjalë për dialog”.

Në takim u theksua rëndësia e pjesëmarrjes së serbëve në proceset vendimmarrëse që ndikojnë në jetën e serbëve dhe popujve të tjerë që jetojnë në Kosovë.

“Unë shpreh vlerësimin tim të plotë për gjithçka që keni bërë gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë. Ministria për Komunitete dhe Kthim do të vazhdojë të angazhohet në të ardhmen për të punuar që do të bazohet në faktin që të gjithë popujt e Kosovës të jetojnë më mirë”, tha Jevtiq./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori