LAJMI I FUNDIT:

Del edhe një imazh i fundit i Lincoln Corsair 2023 para debutimit

Del edhe një imazh i fundit i Lincoln Corsair 2023 para debutimit

Debutimi i Lincoln Corsair është shumë afër.

Për të nxitur entuziazëm për debutimin, marka luksoze e Ford ka lëshuar edhe një imazh të fundit promocional të “crossover-it” kompakt në faqen e saj në Facebook.


Fotografia promocionale i shfaq disa detaje, e cila përfshinë dritat e ditës (DRLs) dhe grila më e madhe që fshihet pas hijeve.

Motor1 shkruan se ata e dinin se grila do të ishte më e madhe, kjo duke iu falënderuar disa citimeve të më hershme të Corsair 2023 në muajin korrik, transmeton Telegrafi.

Prototipi i spiunuar kishte hequr një numër të konsiderueshëm të kamuflazhit për të zbuluar disa pjesë të parakolpit.

Duke u bazuar tek fotografitë e “spiunuara”, Corsair do të marrë sugjerime dizajni nga Lincoln Navigator për rifreskimin e saj në mes të ciklit.

Mund të ketë disa ndryshime në skulpturimin e parakolpit e gjithashtu edhe tek dritat e vozitjes, por deri më tani ato mbesin mister.

Lincoln për momentin Corsair-in në ardhje e ofron me motor 2.0 litërsh me turbo mbushje, 2.3 litërsh me turbo mbushje, ose me 2.5 litërsh hibrid me prizë.

Një Corsair-E tërësisht elektrik do të ofrohet duke filluar nga viti 2026: por që Lincoln do ta lansojë veturën e saj të parë elektrike pak kohë para Corsair E. /Telegrafi/