LAJMI I FUNDIT:

Dekoruan shtëpinë me shumë përkushtim, fqinjët e tyre nuk janë aspak të kënaqur (Video)

Dekoruan shtëpinë me shumë përkushtim, fqinjët e tyre nuk janë aspak të kënaqur (Video)

Familjarët nga Somerset i Anglisë, e dekoruan shtëpinë dhe oborrin me shumë përkushtim, por kjo nuk po u pëlqen fqinjëve të tyre.

Në fasadën e shtëpisë së tyre, shfaqet një film i animuar, ndërsa gjatë tërë kohës dëgjohet edhe një këngë për fëmijë, transmeton Telegrafi.

“Zëri është i lartë dhe dritat janë të fuqishme, gjë që po na shqetëson shumë, sepse është tepër monotone”, ka thënë një banorë që jeton në afërsi.

Sipas fqinjëve, ka vetëm disa ditë që e instaluan këtë sistem dekorin, që i ka mërzitur shumë, ndërsa nuk do të mund të durojnë deri në përfundimin e festave të fundvitit. /Telegrafi/