Deklarimi pasurisë, drejtori i Agjencisë për Navigacion Ajror me 4,100 euro pagë mujore

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Shërbimin e Navigacionit Ajror, Samir Bllacaku, në deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë ka raportuar pasuri të paluajtshme, një veturë në pronësi të bashkëshortes, si dhe të hyra vjetore nga paga, meditje dhe qiraja.
Sipas deklarimit të dorëzuar më 3 qershor 2026, Bllacaku ka deklaruar se nuk posedon aksione në shoqëri tregtare, letra me vlerë apo kriptovaluta, dhe nuk ka deklaruar detyrime financiare ndaj personave juridik ose fizik.
Në kategorinë e pasurive të luajtshme ka deklaruar një veturë Veturë Volkswagen, e blerë në vitin 2023, me vlerë 29,500 euro në pronësi të bashkëshortes.
Bllacaku ka deklaruar disa prona, përfshirë tokë, banesa, garazhë dhe shtëpi:
Tokë 184 m², e trashëguar në 2013, me vlerë 120,000 euro, në pronësi të deklaruesit.
Garazhë 18.43 m², e blerë nga kursimet në 2022, me vlerë 10,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 57.50 m², e blerë nga kursimet në 2018, me vlerë 22,500 euro, në pronësi të deklaruesit.
Tokë 412 m², e blerë nga kursimet në 2021, me vlerë 15,200 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 77.40 m², e blerë në 2017 nga kursimet dhe shitja e banesës, me vlerë 185,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Banesë 50 m², e blerë nga kursimet në 2022, me vlerë 70,000 euro, në pronësi të bashkëshortes.
Shtëpi 510 m², e trashëguar në 2013, me vlerë 750,000 euro, në pronësi të deklaruesit.
Në rubrikën e pararve të gatshme në llogari rrjedhëse/depozita, janë deklaruar 400 euro (depozita/kursime, burimi rrogë dhe kursime), derisa bashkëshortja e tij ka mbi 150 mijë euro (depozita/kursime, burimi rrogë dhe kursime).
Sipas deklarimit e Samir Bllacakut, të hyrat vjetore përfshijnë pagën neto (AShNA): 49,111.91 euro si dhe meditje/udhëtim zyrtar (AShNA): 2,378.89 euro.
Ai poashtu ka të hyra vjetore nga qiraja: 35,327.26 euro.
Të hyrat vjetore e bashkëshortes:
Pagë neto (Komuna e Prishtinës): 8,252.12 euro
Pagë neto (NPL Kuzhina Qendrore): 6,891.30 euro
Pension (Kategoria II – për anëtarët e familjes): 980 euro
Bllacaku është i emëruar Drejtor i Përgjithshëm i AShNA-së nga data 01.01.2021.



















































