LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë interesante nga Klopp: Napoli mund të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve

Deklaratë interesante nga Klopp: Napoli mund të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pranon se stabiliteti është çështja kryesore për ekipin e tij dhe beson se Napoli mund të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.

Partenopeit vizitojnë “Anfield Road” në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve nesër (e martë). Liderët e Serisë A mund ta fitojnë grupin e tyre me një fitore ose një barazim, por edhe një humbje do të bënte për aq kohë sa është në diferencë prej tre golave.


“Nuk kam frikë nga ndeshja e nesërme. Mezi po e pres”, deklaroi Klopp në një konferencë për shtyp. “Të gjithë e dinë se çfarë po bënë Napoli. Ata mbrojnë së bashku dhe kundërsulmojnë shumë mirë. Nëse Napoli luan si ka luajtur, atëherë ata kanë një shans të mirë për të shkuar në finale”.

Mediat italiane kanë theksuar tiparet e përbashkëta të stilit të lojës së Napolit dhe Liverpoolit, por Klopp beson se Luciano Spalleti ‘nuk kopjoi’ stilin e lojës së tyre.

“Jo, Spalletti është një trajner me shumë përvojë që punon në mbarë botën dhe ka bërë nënshkrime të mira dhe ka bashkuar grupin. Ata mbrohen ndryshe nga ne”.

“Ne duhet të jemi kundërshtari që (skuadrat e tjera) nuk duan të përballen, por Napoli është i nivelit mjaft të lartë. Ne duhet t’u japim një tronditje atyre”, ka shtuar më tej gjermani

Liverpool gjendet në vendin e nëntë në tabelën e Ligës Premier pas humbjes 2-1 kundër Leeds United në Anfield të shtunën dhe po vazhdon një formë të dobët atje, por në Ligën e Kampionëve e kanë siguruar kalimin e grupit. /Telegrafi/