LAJMI I FUNDIT:

Deklaratë befasuese e ish-kreut të NATO-s, Robertson thotë se Putini donte t’i bashkohej aleancës që në fillim të sundimit të tij

Deklaratë befasuese e ish-kreut të NATO-s, Robertson thotë se Putini donte t’i bashkohej aleancës që në fillim të sundimit të tij

Vladimir Putin donte që Rusia t’i bashkohej NATO-s, por nuk donte që vendi i tij të kalonte përmes procesit të zakonshëm të aplikimit dhe të qëndronte në linjë “me shumë vende që nuk kanë rëndësi”, sipas një ish-sekretari të përgjithshëm të aleancës transatlantike.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, George Robertson, një ish-sekretar i mbrojtjes i Laburistëve që udhëhoqi NATO-n midis 1999 dhe 2003, tha se Putini e bëri të qartë në takimin e tyre të parë se ai dëshironte që Rusia të ishte pjesë e Evropës Perëndimore.


“Ata donin të ishin pjesë e atij perëndimi të sigurt dhe të prosperuar të qëndrueshëm nga i cili Rusia ishte jashtë në atë kohë”, citohet të ketë thënë ai.

Laburisti kujtoi një takim të hershëm me Putinin, i cili u bë president rus në vitin 2000.

“Putini tha: ‘Kur do të na ftoni të bashkohemi me NATO-n?’. Dhe [Robertson] tha: ‘Epo, ne nuk i ftojmë njerëzit në bashkohen me NATO-n, ata aplikojnë për t’u bashkuar me NATO-n’. Dhe ai tha: ‘Epo, ne nuk jemi në linjë me shumë vende që nuk kanë rëndësi’”.

Një deklaratë e tillë vë në pah The Guardian, përcjell Telegrafi, tingëllon me atë që Putin i tha të ndjerit David Frost në një intervistë për BBC pak para se ai të inaugurohej për herë të parë si president rus më shumë se 21 vjet më parë.

Putin i kishte thënë Frostit se nuk do të përjashtonte anëtarësimin në NATO “nëse dhe kur pikëpamjet e Rusisë merren parasysh si ato të një partneri të barabartë”.

Komentet e Lord Robertson në podcastin One Decision, i cili prezantohet nga Michelle Kosinski, një ish-gazetare e CNN, dhe Sir Richard Dearlove, një ish-kreu i M16, nënvizojnë sesi botëkuptimi i Putinit ka evoluar gjatë 21 viteve të sundimit të tij të pandërprerë të Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës prej 5.5 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Kalo në kategori