LAJMI I FUNDIT:

I dehur sulmoi zyrtarët policorë dhe i kanosi me vrasje, arrestohet pejani

I dehur sulmoi zyrtarët policorë dhe i kanosi me vrasje, arrestohet pejani
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti në gjendje të dehur në një lokal ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë të cilët kishin shkuar, pasi kishin pranuar informatën se është duke ndodhur një rrahje në mes disa personave.

“I dyshuari pasi është arrestuar dhe dërguar në stacion ka vazhduar me sjellje agresive duke sulmuar fizikisht edhe një zyrtar policor të cilit i ka shkaktuar lëndime dhe kanosur me vrasje”, thuhet në raport.


Viktimës – zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/