Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka folur shpeshherë haptazi për Kosovën si dhe prejardhjen e saj në ceremoni botërore, emisione të njohura e po ashtu edhe në revistat globale.

Një artiste që shpreh haptazi pikëpamjet e saj lidhur me çështjet e shumta edhe politike, ka folur së fundmi për ndikimin që ka pasur lufta në Kosovë tek ajo dhe gjithashtu komunikimi me njerëzit që e kanë përjetuar luftën dhe kalimin e tyre drejt një “bote krejtësisht të re”, raporton Malvern Gazette.


Duke folur për rrugëtimin e saj muzikor për Elle US, Dua Lipa foli gjithashtu edhe për luftën në Kosovë.

“Kam dëgjuar përjetime nga miqtë (në Kosovë) që kanë humbur anëtarë të familjes. Shtëpitë e djegura”, deklaroi artistja shqiptare, fituese e tre çmimeve Grammy.

“I pashë ata. Kur ke komunikim të drejtpërdrejt me njerëz që e kanë përjetuar luftën, kjo hap një botë krejtësisht të re dhe kjo ndodhi ngjashëm edhe për mua”.

640 0 60fd70e5024df

“Ndihem shumë afër (për ata që vuajnë) ndaj padrejtësive në botë, apo ndaj pabarazive”.

“Qoftë luftë, [apo diçka tjetër], të gjithë kanë eksperienca të ndryshme. Ka të bëjë me mbështetjen dhe të mësuarit së bashku”, theksoi artistja e hitit “New Rules” dhe themeluesja e festivalit në Kosovë, Sunny Hill.

65013649 0 image a 344 1669651955774

Familja e Dua Lipës u kthye nga Britania në Kosovë kur ajo ishte 11 vjeçe. Ajo u zhvendos përsëri në Londër kur i mbushi 15 vjet, për të ndjekur siç ka potencuar ajo gjithmonë “ëndrrën e saj”.  /Telegrafi/