Ka degjeneruar në akte dhune protesta e mbrëmjes jashtë parlamentit grek, në kohën që brenda ndërtesës vazhdonin debatet për miratimin e Marrëveshjes së Prespës.
Një grup prej rreth 100 personash, hodhën gurë dhe fishekzjarre kundër forcave të policisë, të cilat u përgjigjen me granata shpërthyese dhe gaz lotsjellës.
Në vazhdim dhjetëra policë zbritën në sheshin Sindagma dhe duke përdorur shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, shpërndanë turmën e protestuesve duke e ndjekur atë nëpër rrugicat e qendrës së kryeqytetit helen.
Prej përleshjeve, disa persona morën plagë dhe u dërguan në spital, ndërsa forcat e rendit ndaluan 4 protestues.
Brenda godinës së parlamentit, qeveria dhe opozita vazhduan përballjen politike, me akuza të rënda që arrinin deri në ato të tradhtisë ndaj vendit.
Kreu i Grekët e Pavarur dhe deri pak ditë më parë partneri në qeveri, Panos Kamenos, akuzoi Syriza-n për komplot institucional, që ka synim shpërbërjen e partisë së tij, ndërsa kryeministri Tsipras akuzoi opozitën se ka nxitur grupet ekstremiste të kërcënojnë deputetët e shumicës duke iu ushtruar atyre presion jashtë banesave, me pankarta në të cilat ata akuzohen si tradhtarë të vendit.
Më herët gjatë mbrëmjes, grupe ekstremiste dëmtuan me gurë banesat e të paktën 3 deputetëve të Syrizas.
Protestat do të vazhdojnë sërish paraditen e së premtes, në kohën që parlamenti do të votojë pro ose kundër Marrëveshjes së Prespës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë