LAJMI I FUNDIT:

Dega e PD-së në Therandë kërkon dorëheqjen e Aganit

Dega e PD-së në Therandë kërkon dorëheqjen e Aganit

Kryesia e Partisë së Drejtësisë në Therandë ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Ferid Aganit nga i pari i PD-së. Kjo për shkak të rrethanave të krijuara muajve të fundit, siç thotë kjo degë, nga një grup i vogël i kryesisë në krye me Aganin.

Kryesia e PD-së Therandë, nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se kryetari i kësaj dege, njëherit edhe koordinator politik i nivelit qendror të PD-së, Bajram Tërshani, ka artikuluar në mënyrë unifikuese qëndrimet dhe pakënaqësitë e anëtarëve të degës dhe në mbledhjen e kryesisë së rregullte mbajtur më 27 gusht, i është dhënë mbështetje e fuqishme kryetarit Tërshani dhe anëtarëve të tyre në Këshillin Drejtues për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.


“Ne si degë jemi fuqishëm pro ndryshimeve produktive dhe jemi kundër çdo presioni, dhe imponimi që u provua të ushtrohet mbi çdo anëtarë në tërë Republikën e Kosovës. E përshëndesim punën dhe qëndrueshmërinë e deputetes Demi, si dhe mbështetjen e kryetarëve të degëve dhe anëtarëve të këshillit drejtues, që për asnjë moment nuk braktisën programin unik dhe të shëndosh të PD-së. Me këtë u dëshmua edhe njëherë se PD është parti e vlerave e jo e diktateve nga kushdo qofshin ato. E urojmë si kryesi e PD -së në Therandë përcaktimin e mbajtjes së datës së Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, të thirrur nga KD dhe kryetarët e degëve të datës 03 shtator”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori