KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në të gjithë qytetin e Ferizajt.

Sipas njoftimit, shkak i ndërprerjes është një defekt në gypin kryesor furnizues, i cili ndodhet në rrugën “Gjergj Fishta” dhe ka ndikuar në funksionimin normal të sistemit të furnizimit me ujë.


Ekipet teknike të kompanisë kanë dalë menjëherë në terren dhe janë duke punuar për sanimin e defektit.

KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se po ndërmerren të gjitha masat që defekti të riparohet sa më shpejt dhe furnizimi me ujë të rikthehet në mënyrë të sigurt për konsumatorët. /Telegrafi/