Komuna e Kaçanikut ndërpret kontratën për menaxhimin e parkingut

Komuna e Kaçanikut ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me kompaninë e angazhuar për menaxhimin e parkingut në Bulevardin “Ismail Raka”.
Sipas njoftimit të komunës, vendimi është marrë për shkak të, siç thuhet, “papërgjegjësisë dhe mospërmbushjes së obligimeve kontraktuale”, përkatësisht moskryerjes së pagesave për shfrytëzimin dhe menaxhimin e kësaj hapësire publike.
Komuna ka bërë të ditur se deri në një njoftim të radhës, parkingu në Bulevardin “Ismail Raka” do të jetë pa pagesë.
“Për çdo ndryshim eventual, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kaçanikut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
57 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































