Ideja për themelimin e një subjekti të ri politik, nga Deputeti i pavarur Ilir Deda dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila duket se është lënë në harresë.
Deputeti Ilir Deda, i cili kishte deklaruar se subjekti i ri politik, pritet të themelohet në fund të qershorit dhe do të ketë në fokus programin për individin, tani i ka thënë gazetës “Bota sot”, se ka punë më të rëndësishme për vendin, siç është afera pronto dhe demarkacioni i kufirit me Malin e zi.
Ndërkaq, Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila nuk është përgjigjur në pyetjen se kur do të konkretizohet themelimi i subjektit të ri politik.
Deputetit Ilir Deda i cili la Vetëvendosjen për t’u bërë deputet i pavarur, nuk i kishte ecur mbarë as më subjektin “Fryma e re”, në vitin 2010. Disa anëtarë të këtij subjekti, bashkë me Ilir Dedën, kishin kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Por, një vit pasi mori mandatin e Deputetit të Kuvendin, Deda braktisi Lëvizjen Vetëvendosje dhe tani vepron si deputet i pavarur.
Në anën tjetër, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, e cila u zgjodh në këtë post si kandidate e AKR-së, la këtë parti duke pretenduar krijimin e partisë së re së bashku me Ilir Dedën.
Në subjektin e ri politik, ishte përmendur se do të futej edhe anëtari i shoqërisë civile Dastid Pallaska, mirëpo Pallaska nuk i ka dhënë përgjigje gazetës se cfarë po ndodhë me planin për formimin e partisë së re.
Sipas analistit Kushtrim Gashi, ideja për themelimin e një subjekti të ri politik ka rënë në heshtje sepse nuk gjeti përkrahje në mesin e shoqërisë civile dhe as në mesin e qytetarëve.
“Kjo ide do të aktualizohet kur të vjen koha e zgjedhjeve nacionale, mirëpo se sa do të ketë mbështetje tanimë veç po dihet! Subjektet e reja politike në vendin tonë nuk do të mund të kenë mbështetje të madhe për shkak se qytetarët janë të lodhur nga partitë politike ekzistuese e të mos flasim që numri i këtyre partive të shtohet”, ka thënë Gashi.
Për analistin Leon Duhanaj, njerëzit që kanë pak autoritet publik, të cilët shpeshherë mendojnë që janë të pazëvendësueshëm për shoqërinë, shprehin dëshira dhe synime aq të larta sa që u bëhen të paarritshme.
“Ka qenë një grup me të cilin janë identifikuar njerëz të ndryshëm, njëri nga ta ka qene edhe Dukagjin Gorani, që është përdorur shumë nëpër media si një mundësi për që në mungesë mbështetjeje ai kaloj në LVV-je. Ne kemi qene në kuadër të Fraksionit, plus qe kemi pasur shume ndikim dhe përkrahës në gjithë Kosovën por që asnjëherë nuk kemi pretenduar e as deklaruar që do te themelojmë diçka, pasi që kemi pasur analiza të cilat tregojnë që hapësira edhe përkundër faktit që ka njerëz të pakënaqur, nuk është e favorshme për subjekte të reja”, ka thënë Duhanaj.
Sipas tij, këtë gjë nuk e ka bërë grupi tjetër i cili identifikohet me Ilir Dedën dhe Mimoza Kusarin, shkruan Bota Sot.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert