LAJMI I FUNDIT:

Deçiqi këtë vit e ka seriozisht për titull, vendin e parë në elitën e futbollit të Malit të Zi

Deçiqi këtë vit e ka seriozisht për titull, vendin e parë në elitën e futbollit të Malit të Zi

Nuk di për humbje në shtatë ndeshjet e fundit në ligë dhe mban vendin e parë në elitën e futbollit të Malit të Zi.

FK Deçiq e ka nisur vrullshëm dhe duket se ka marrë shumë seriozisht sezonin 2022/2023, andaj nuk do të ishtë befasi nëse në fund kurorëzohen me titullin kampion.


Me kryetar Pal Dreshajn, Deçiqi ka thyer tabu duke qenë klubi i vetëm shqiptar që bënë gara në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Madje, aty gjenden një numër i madh i lojtarëve shqiptarë që padyshim kanë luajtur një rol të rëndësishëm në sukseset e klubit dhe këtë po vazhdojnë ta bëjnë edhe tani teksa po shijojnë ndjenjën e të qenurit lider në renditje.

Sezoni 2006/2007 ishte sezoni që ndryshojë rrënjësisht historinë dhe rrugëtimin e klubit shqiptar. Pas pavarësisë së shtetit malazez, ata u bënë anëtarë të Ligës së Parë të Malit të Zi.

Në sezonin 2019/2020 ata u shpallën kampion i Ligës së Dytë të Malit të Zi, duke u ngjitur në elitë dhe ky është viti i tretë radhazi, ku në dy kampionatet e kaluara luajti në garat evropiane.

Teksa jemi në sezonin 2023/24 Deçiqi po kryeson tabelën në Ligën e Parë të Malit të Zi me 32 pikë të tubuara pas 15 ndeshje të zhvilluara, duke lënë pas krahëve Buducnostin të cilin e mposhti në javën e 11-të me shifrat 2-0, me tri pikë më pak në vendin e dytë.

Vlen të përmendet se gjatë kësaj serie pozitive të rezultateve, klubi shqiptar ka demonstruar një formë fantastike në fazën defanzive duke pësuar vetëm tre gola në shtatë ndeshje.

Për këtë padyshim të mëdha kanë edhe futbollistët shqiptar si Leon Ujkaj, Romario Camaj, Robert Gjelaj dhe Jonathan Dreshaj që kanë treguar paraqitje mjaft të mira.

Përveç fazës së mbrojtjes, Deçiqi ka në përbërje futbollistë shqiptar edhe në pozitat e tjera. Në sulm emra si Ilir Camaj, Egzon Dinosha dhe Adem Demiri kanë luajtur rol vital në sukseset e klubit ndërsa në mesfushë “dirigjenti” Kristjan Vulaj.

Në përgjithësi plotë tetë lojtarë shqiptar veshin fanellën e Deçiqit e kjo falë edhe drejtorit sportiv Fatos Beqiraj i cili përveç kualitetit të jashtëzakonshëm që ka pasur si futbollist, ka treguar se ka një ‘sy të mirë’ edhe për talentët e futbollit.

Pjesë e klubit shqiptar është edhe Drasko Bozovic i cili në vitin 2018 kishte djersitur fanellën e Prishtinës për një sezon, para se të rikthehej përsëri në kampionatin malazez.

Sakrifica dhe vetëmohimi i lojtarëve në çdo ndeshje mund të jetë çelësi kryesor që pas më shumë se gati një shekulli të shpallen kampion i Malit të Zi për herë të parë në historinë e klubit./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Premier League
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori