LAJMI I FUNDIT:

Deçani e Juniku bojkotojnë Komisionin për Demarkacion

Deçani e Juniku bojkotojnë Komisionin për Demarkacion

Kryetarët e dy komunave të Dukagjinit, Rasim Selmani i Deçanit dhe Agron Kuçi i Junikut kanë refuzuar të jenë pjesë e komisionit të ri për Demarkacion, që u konstituua të martën që shkoi nga Qeveria e Kosovës.

Reklama

Në këtë grup punues, që drejtohet nga shefi i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Hivzi Islami, ka refuzuar të jetë edhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili ishte propozuar nga komuniteti për t’iu bashkuar këtij komisioni.

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Kosovës, i thirrur për të analizuar vijën kufitare të vendit me Malin e Zi, do të analizojë versionin aktual të demarkacionit duke mbledhur dhe analizuar dokumentacionet zyrtare në të cilat përfshihen të gjitha llojet, të dhënat kadastrale dhe hartat shkencore.

Por, mungesa e matjeve të kufirit në terren, ka bërë që disa anëtarë të këtij komisioni të përcaktuar nga Qeveria e Kosovës, të refuzojnë pjesëmarrjen.

Rasim Selmanaj i AAK’së, i thirrur në komision si kryetar i Deçanit, ka thënë se me këtë lloj të punës, komisioni i konstituuar javën që shkoi, ka për qëllim arsyetimin e gabimeve në demarkacion që janë bërë deri më tash.

“Arsyet pse nuk kam pranuar të jem në komision, janë të thjeshta, në po kërkojmë më matë territorin e Kosovës, me ba version të ri të demarkacionit që me u kthy kufiri aty ku ka qenë. Ndërsa, krijimi i këtij komisioni është veprim për më i arsyetu ato gabime që i kanë bërë deri me tash”, i tha Selmanaj të hënën Gazetës Express.

Ai tregoi se të njëjtin veprim e ka bërë edhe kryetari i Junikut, Agron Kuçi, që po ashtu vjen nga AAK-ja dhe përfaqësuesit e propozuar nga komuniteti i Dukagjinit.

Njëri prej atyre që refuzoi të jetë pjesë e këtij komisioni është edhe Ali Lajçi, ish-kryetar i Pejës. Edhe Lajçi, duke folur për Gazetën Express i dha arsyet e njëjta me kryetarin Selmanaj për refuzimin e këtij komisoni.

“Komisioni është politik dhe i orientuar me e konfirmuar këtë varantin që e kanë bë më herët të Demarkacioni. Si i tillë nuk është i pranueshëm, se në atëherë e legjitimojmë nëse shkojmë në komision”, tha Lajci.

Ndryshe, ky komision është konstituar nga Kryeministri Isa Mustafa, të martën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ku u bë e ditur se drejtues i këtij komisioni u emërua Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Hivzi Islami.

Në trend Lajme

Më shumë
“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

“Video të reja nga Kosova tronditin Serbinë...”: Si i raportuan mediat rajonale pamjet e fundit të publikuara nga Policia e Kosovës

Lajme
Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Walker kërkon hetim serioz ndaj KFOR-it: Ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin

Lajme
Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Gërvalla, ndërkombëtarëve: Reagoni, dronët e konfiskuar dhanë dëshmi për përfshirjen e Serbisë në sulm

Siguri
Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Policia e Kosovës publikon të gjitha pamjet me dron të lëvizjeve të grupit terrorist serb para sulmit në veri

Lajme
Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Politikani serb: Është e qartë tani se Oliver Ivanoviq u vra nga Serbia, aktin e kreu Radioçiqi

Lajme
Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, banorët e Karaçevës kërkojnë mbrojtje nga shteti

Siguri
Kalo në kategori