LAJMI I FUNDIT:

Debutoi me Realin, ylli spanjoll këputi ligamentet e gjurit dhe shpërtheu në lot

Debutoi me Realin, ylli spanjoll këputi ligamentet e gjurit dhe shpërtheu në lot

Asnjë futbollist në botë nuk e dëshiron fatin e talentit spanjoll Cesar Palacios.

Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Real Madridit, ylli i ri spanjoll ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju.

Mesfushori i ri pësoi dëmtimin e tij në ACL në fazat përmbyllëse të miqësores parasezonale të Real Madrid kundër Milanit.


“Ai pësoi një problem në gju dhe nuk duket mirë”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes.

“Duhet ta vlerësojmë nesër dhe është turp që një i ri lëndohet në ndeshjen e parë parasezonale. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze”, deklaroi Ancelotti.

Fatkeqësisht, tani është konfirmuar se Palacios ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju duke këputur ligamentet.

19-vjeçari ishte inkuadruar vetëm shtatë minuta më parë në fushë kur pësoi dëmtimin e rëndë, derisa pasi u largua shpërtheu në lot për lëndimin e rëndë të pësuar.

Palacios vlerësohej si një nga talentet më premtues në Akademinë e Real Madridit, derisa ai edicionin e kaluar shënoi pesë gola dhe asistoi në dy të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Chelseat shfaqet si një opsion shokues për ta përforcuar sulmin e Barcelonës

Ylli i Chelseat shfaqet si një opsion shokues për ta përforcuar sulmin e Barcelonës

La Liga
Babai i Lamine Yamal në qendër të një tjetër polemike – këtë herë për arsye ligjore

Babai i Lamine Yamal në qendër të një tjetër polemike – këtë herë për arsye ligjore

La Liga
Lamine Yamal zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Barcelonës – lë jashtë shumë legjenda dhe lojtarët aktual

Lamine Yamal zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Barcelonës – lë jashtë shumë legjenda dhe lojtarët aktual

La Liga
Transferimi i madh i verës do t'i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA

Transferimi i madh i verës do t'i bashkohet Manchester Unitedit para turneut para sezonal në SHBA

Premier League
Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë: Kosova nën një atmosferë elektrizuese po synon ta përmbysë Lituaninë

Kampionati Evropian i Esports në Prishtinë: Kosova nën një atmosferë elektrizuese po synon ta përmbysë Lituaninë

Modric zgjedh trashëgimtarin e tij, ia jep fanellën e tij të fundit të Real Madridit dhe ia kalon stafetën

Modric zgjedh trashëgimtarin e tij, ia jep fanellën e tij të fundit të Real Madridit dhe ia kalon stafetën

La Liga
Kalo në kategori