LAJMI I FUNDIT:

Dëbimi i dy zyrtarëve rusë, Kommersant: Kosova i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan

Dëbimi i dy zyrtarëve rusë, Kommersant: Kosova i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan

Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan.

Kështu shkruan media ruse Kommersant, duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.


Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm.

“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.

Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Me kërkesë të AKI-së, Kosova shpalli persona non grata rusët Denis Vangerskii dhe Alexey Krivosheev
Lexo po ashtu Me kërkesë të AKI-së, Kosova shpalli persona non grata rusët Denis Vangerskii dhe Alexey Krivosheev

Kommersant thekson se Rusia, si rregull, i përgjigjet reciprokisht shpalljes së diplomatëve të saj persona non grata. Por, në këtë rast është e pamundur, sepse Moska nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë përfaqësues të Kosovës në Rusi.

E përditshmja ruse raporton se mediet në Kosovë raportuan se diplomatët rusë u larguan nga territori gjatë ditës së shtunë dhe se fotografitë e tyre u publikuan, në të cilat njëri paketon gjërat në një makinë, ndërsa tjetra tregon një makinë që kalon kufirin me Serbinë.

Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zakharova në profilin e saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus.

“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur”, kishte shkruar ajo.

Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë
Lexo po ashtu Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë

Sipas medias ruse, konflikti aktual diplomatik nuk është i pari i këtij lloji.

“Konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji. Në maj të vitit 2019, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, me urdhër të kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, e shpalli persona non grata diplomatin rus nga misioni i OKB-së, Mikhail Krasnoshchekov “, përfundon media ruse.

Kryvosheev ishte shpallur persona non grata në fillim të këtij viti edhe nga autoritetet e Shqipërisë.

Ai ishte dëbuar nga Tirana për shkak të thyerjes së masave kundër COVID-19. Para se të shërbente në Tiranë, diplomati rus kishte shërbyer në shtetet e Ballkanit, përkatësisht në Maqedoni të Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori