LAJMI I FUNDIT:

Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë

Kosova i shpalli persona non-grata dy zyrtarë rusë, reagon MPJ e Rusisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar pas vendimit të Kosovës për shpalljen e dy zyrtarëve rus si persona non-grata.

MPJ e Rusisë në faqen zyrtare të saj ka reaguar duke e quajtur këtë vendim si një provokim të madh anti-rus.


“Më 22 tetor, të ashtuquajturat ‘autoritete’ të Kosovës kanë filluar një provokim të madh anti-rus, duke njoftuar – përfshirë publikisht – se dy diplomatë rusë që punonin në Zyrën në Prishtinë të Ambasadës sonë në Republikën e Serbisë, janë të padëshiruar. Supozojmë se ky sulm nga administrata në Prishtinë, nuk sjellë ndonjë pasojë për statusin ligjor të stafit diplomatik rus të përmendur. Në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që është thelbësore për zgjidhjen e Kosovës, ata janë akredituar pranë Misionit të Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK) dhe nuk kanë lidhje me strukturat e këtij shteti të vetëshpallur”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharaova.

Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata
Lexo po ashtu Kosova shpall dy zyrtarë rusë persona non grata

Zakharaova ka kërkuar garanci nga UNMIK-u e forcat ndërkombëtare për personelin e saj në Prishtinë.

“I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe Forcës Ndërkombëtare për Kosovën, në kuadër të kompetencave sipas Rezolutës 1244, të sigurojnë siguri të besueshme dhe kushtet t e nevojshme për punën e plotë të personelit në Zyrën Ruse në Prishtinë. Ne presim garancitë përkatëse me shkrim nga administrata e OKB-së. Shpresojmë që sjellja sfiduese e liderëve kosovarë të marrë kualifikimet e duhura kritike”, ka thënë Zakharaova.

Me urdhër të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë, janë shpallur të padëshirueshëm në territorin e Kosovës, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, që ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, deklaroi se institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori