LAJMI I FUNDIT:

Debate të ashpra pozitë-opozitë për taksën dhe reciprocitetin

Debate të ashpra pozitë-opozitë për taksën dhe reciprocitetin

Debate të ashpra janë zhvilluar mes deputetëve të pozitës dhe opozitës për taksën dhe reciprocitetin.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj në “Debat Plus” ka thënë se taksa është vendosur nga qeveria e kaluar por shifrat e saj janë vendosur sipas tekeve të partnerëve të koalicionit kur secili ka propozuar shifra të ndryshme.

“Taksa është vendosur aty për aty duke shkuar deri në 100%. Taksa nuk është menduar mirë”, tha Rexhaj përcjell Telegrafi.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i ka reaguar Rexhajt duke i thënë “a po tërhiqeni, pranojeni që po e largoni taksën”.

Rexhaj thotë se ata nuk po dorëzohen por është dakordim me LDK-në që reciprociteti do të jetë masa e tyre.

“Në qeveri tash është Albin Kurti. Ai do ta udhëheq dialogun por ka vend edhe për PDK-në, AAK-në e opozitën”.

Haxhiu nga ana tjetër ka i ka thënë Rexhajt “sqaro si mund të krahasohet Kosova me Serbinë në eksporte në reciprocitet”.

“Dikur i keni rrëzuar kamionët me mallra serbe sepse keni dashur t’i mbroni produktet vendore, e tash a po i bie që po e hiqni taksën për t’iu hapur rrugë produkteve serbe”.

Nga ana tjetër Besa Gaxherri ka thënë se Vetëvendosje tash duhet ta kuptojë se është në qeveri dhe sjelljet e saj duhet të jenë ndryshe nga ato që kanë qenë në opozitë.

Rexhaj i ka reaguar Gaxherrit duke i thënë se po prezanton mendimet personale dhe jo ato që përfaqëson LDK-ja.

Deputetja e AAK-së ka thënë se Vetëvendosje duhet te kërkojë falje për përfshirjen e Listës serbe në qeveri.

“Zoti Kurti ka premtuar se nuk do të ketë ministër nga Lista Serbe në qeveri. Ju jo vetëm një ministër, por dy i keni futur në qeveri edhe pse nuk e parashikon Kushtetuta që duhet të jenë dy”.

Haxhiu ka thënë se Vetëvendosje nuk po e tregon marrëveshjen që kanë me Listën serbe pasi ata më parë kanë kërkuar largimin e taksës.

“Këta po duan ta largojnë taksën me kërkesën e Listës Serbe. Kjo është marrëveshje e fshehtë e Kurtit me Listën Serbe”, tha mes tjerash Teuta haxhiu duke iu përgjigjur Rexhajt të LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori