LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër për vendosjen ose jo të shtatores së Anton Çetës në oborrin e Institutit Albanologjik (Video)

Debat i ashpër për vendosjen ose jo të shtatores së Anton Çetës në oborrin e Institutit Albanologjik (Video)

Një debat i ashpër është zhvilluar për (mos) vendosjen e shtatores së profesorit dhe veprimtarit Anton Çeta në oborrin e Institutit Albanologjik.

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini kanë përplasur argumentet kryetari i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi dhe Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës.


Matoshi ka thënë se modeli i pranuar është që para Institutit Albanologjik të bëhet një obelisk, që do të përfshijë ngjarje të rëndësishme kombëtare dhe ngjarje të rëndësishme kulturore.

Sipas tij, vendi është i papërshtatshëm për vendosjen e shtatores së Anton Çetës, pasi aty do të zgjerohet edhe më tej rruga dhe aty kalojnë gypa të sistemit të ngrohjes dhe kanalizimit.

Por, Riza Krasniqi nga Këshilli Organizativ për vendosjen e shtatores së Anton Çetës ka reaguar ndaj Matoshit, duke i kërkuar atij që ata të thonë publikisht “po”, pastaj Komuna e Prishtinës nëse e sheh të arsyeshme le ta refuzojë.

“Thuani ju po. Le të thonë këta të Kuvendit Komunal jo. Problemi është te ju, nuk është te Komuna e Prishtinës”.

Matoshi ka thënë se Instituti Albanologjik e ka dhënë një përgjigje për këtë çështje.

“Në oborrin e këtij institucioni nuk ka hapësirë për një shtatore”, ka deklaruar i prerë kryetari i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori