LAJMI I FUNDIT:

De La Fuente zbulon dy kandidatët e tij për Topin e Artë

De La Fuente zbulon dy kandidatët e tij për Topin e Artë

Përzgjedhësi i Spanjës, Luis de la Fuente ka zgjedhur dy futbollistë të kombëtares La Roja për të fituar Topin e Artë 2024.

Spanja është gati për një finale të madhe ndaj Anglisë në Euro 2024, ku mbrëmja e së dielës është ‘akti i fundit’.

Megjithatë, në një konferencë për shtyp, përveç ndeshjes finale, trajneri De La Fuente u pyet edhe për tema tjera.


"I them çdo ditë eja te Real Madridi" - Carvajal tregon se cilin lojtar të Spanjës e do te Los Blancos
Lexo po ashtu "I them çdo ditë eja te Real Madridi" - Carvajal tregon se cilin lojtar të Spanjës e do te Los Blancos

Njëra nga to është edhe Topi i Artë, ku pyetja e gazetarit ishte se kujt do t’ia jepte çmimin më të madh individual.

De La Fuente zgjodhi me mjeshtëri dy futbollistë të kombëtares spanjolle,të cilët patën suksese edhe me ekipet e tyre respektive në sezonin e fundit.

“Si Rodri ashtu edhe Carvajal kanë fituar gjithçka prej disa vitesh. Ata mund të jenë dy nga kandidatët dhe, për më tepër, me merita më se të merituara”, deklaroi de La Fuente.

Përveç këtyre dy futbollistëve, në listën e favoritëve për të fituar Topin e Artë janë edhe Jude Bellingha, Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Kalo në kategori