LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne: Planin për të shkatërruar Unitedin e bëmë për vetëm 15 minuta

De Bruyne: Planin për të shkatërruar Unitedin e bëmë për vetëm 15 minuta

Mesfushori Kevin de Bruyne ka zbuluar se Manchester Cityt iu deshën vetëm 15 minuta për planin e tyre taktik që shkatërroi rivalët e Manchester Unitedit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën EFL e njohur ndryshe edhe si Carabao.

Skuadra e Pep Guardiolas u tregua e fortë dhe e pamëshirshme për rivalët e tyre, duke i mposhtur 3-1 në Old Trafford.


City mund të kishte një avantazh edhe më të madh pas pjesës së parë plotësisht dominuese ndaj ekipit të Ole Gunnar Solskjaer që nuk mund të përballonte lëvizjen dhe pasimet e shkëlqyeshme.

City e nënshtron Unitedin në Old Trafford dhe i afrohet finales së Kupës EFL
Lexo po ashtu City e nënshtron Unitedin në Old Trafford dhe i afrohet finales së Kupës EFL

Guardiola çuditërisht nisi ndeshjen pa sulmues, duke lënë Sergio Aguero dhe Gabriel Jesus në bankinë dhe përdori De Bruyne dhe Bernardo Silva si nëntë të rreme, duke fluturuar mes sulmit dhe mesfushës.

Ndërsa, City ka luajtur atë sistem në raste të rralla në të kaluarën, belgu De Bruyne ka thënë se ata e kuptuan se do të përdorin strategjinë vetëm në mëngjesin e lojës.

City fitoi me lehtësi derbin ndaj Unitedit (Foto: Michael Steele/Getty Images/Guliver)

“Ne e bëmë gjithë këtë për 15 minuta në mëngjes – kjo ishte e gjitha. Të hënën ne nuk e trajnuam atë, por vetëm mëngjesin e lojës e provuam”.

Driblimi brilant i De Bruyne ndaj Jones bëhet viral në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Driblimi brilant i De Bruyne ndaj Jones bëhet viral në rrjetet sociale

“Por nuk është se nuk e kemi parë kurrë më parë, pasi që e bëmë atë ndonjëherë kundër ekipeve që preferojnë të luajnë një kundër një si – Cardiff dhe Unitedi”.

“Unë mendoj se edhe kundër Barcelonës luajtëm ashtu në vitin e parë. Kështu që ne e kemi bërë atë disa herë”, ka thënë De Bruyne. /Telegrafi/