LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne i lodhur me krahasimet me Messin dhe CR7: Nëse unë bëj 10 gola, ata shënojnë nga 100

De Bruyne i lodhur me krahasimet me Messin dhe CR7: Nëse unë bëj 10 gola, ata shënojnë nga 100

Ylli i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne është i lodhur nga krahasimet me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, duke thënë: “Nëse bëj 10 gola, ata shënojnë 100”.

Duke qenë futbollisti kryesor i liderëve të Ligës Premier këtë sezon, lojtari reprezentuesi i Belgjikës ka tërhequr shumë lëvdata.

De Bruyne tani konsiderohet të jetë një anëtar i elitës globale, me 11 gola të grumbulluara në të gjitha garat në sezonin 2017-18 dhe 18 asistime për shokët e ekipit.


De Bruyne: Man City e dëshiron titullin e Ligës Premier në ndeshje ndaj Unitedit
Lexo po ashtu De Bruyne: Man City e dëshiron titullin e Ligës Premier në ndeshje ndaj Unitedit

Megjithatë, 26-vjeçari heziton të futet në debatin përsa i përket krahasimit të tij krahas yjeve të Barcelonës dhe Real Madridit, me mendimin e tij se ai është një lojtar “krejt i ndryshëm”.

“Është e pamundur të krahasosh ata me mua. Pozitat tona janë krejtësisht të ndryshme”, ka thënë fillimisht de Bruyne për Het Belang van Limburg.

“Ata janë shumë më të lartë në fushë dhe shënojnë dhjetë herë më shumë se unë”.

Dhjetë lojtarët më në formë këtë sezon - Messi, Neymar dhe Ronaldo në listë, por prin Salah
Lexo po ashtu Dhjetë lojtarët më në formë këtë sezon - Messi, Neymar dhe Ronaldo në listë, por prin Salah

“Nëse unë bëj 10 gola në një sezon, ata shënojnë 100. Por, pastaj kam detyra të tjera në fushë”, përfundoi ylli belg.

Por, trajneri i tij, Pep Guardiola ka thënë gjatë sezonit aktual që De Bruyne është në rrugën e tij për të renditur në lartësinë e ngjashme me Messin dhe Ronaldon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen mes Barcelonës dhe Real Madridit

Zyrtare: Caktohet gjyqtari që do të ndajë drejtësinë në finalen mes Barcelonës dhe Real Madridit

La Liga
Mbappe mbeti i shokuar edhe pse nuk luajti, ajo që i bënë tifozët do ta kujtojë gjatë francezi

Mbappe mbeti i shokuar edhe pse nuk luajti, ajo që i bënë tifozët do ta kujtojë gjatë francezi

La Liga
Ylli i Man Utd mbeti i detyruar të largohej nga ‘Old Trafford’ në mes të ndeshjes me Lyonin

Ylli i Man Utd mbeti i detyruar të largohej nga ‘Old Trafford’ në mes të ndeshjes me Lyonin

Liga e Evropës
Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

Ancelotti pyetet se cili portier do të mbrojë në finalen e Copa del Rey, befason me përgjigjen e tij

La Liga
Manchester United dërgon skautët në Itali, synon transferimin e dy yjeve nga Atalanta

Manchester United dërgon skautët në Itali, synon transferimin e dy yjeve nga Atalanta

Premier League
Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Serie A
Kalo në kategori