LAJMI I FUNDIT:

De Biasi i befason të gjithë me formacionin ndaj Spanjës

De Biasi i befason të gjithë me formacionin ndaj Spanjës

Trajneri italian i Kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi di t’i befasojë të gjithë tifozët me zgjedhjet e tij.

Mjafton ta rikthejmë memorien në Kampionatin Evropian kur largoi nga loja Arlind Ajetin dhe inkuadroi Frederik Veselin gjë që ky ndërrim bëri që Franca ta mposhtë Shqipërinë, pasi Veseli nuk arriti të ambientohet fare në fushë.


E befasitë nuk mungojnë edhe ndaj Spanjës, teksa ka çuditur të gjithë duke lënë në bankë mesfushorin më të mirë shqiptar Amir Abrashin dhe pozitën e tij ia ka besuar Andi Lilës.

Ndërkohë përkrah tij do të jenë edhe Taulant Xhaka dhe Ledian Memushaj ndërsa nuk do të ketë vend as për Burim Kukelin.

Në krahun e majtë Jahmir Hyka pritet të ulet në bankë dhe pozitën e tij ta marrë Ermir Lenjani, ndërsa në të djathtë si gjithmonë Odise Roshi.

Reparti i sulmit edhe pse kishte një balotazh mes Sokol Cikalleshit dhe Bekim Balajt, ky i fundit ka triumfuar pas dy golave në dy ndeshjet e fundit.

Ansi Agolli do ta zëvendësojë Naser Alijin dhe ky është ndryshimi i vetëm në mbrojtje, pasi Gjimshiti dhe Mavraj do të jenë në qendër dhe në të djathtë Elseid Hysaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

I mblodhi bashkë për herë të fundit – fjalimi emocional i Kloppit që preku zemrat e lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

Superkupa e Spanjës 2025: Çiftet gjysmëfinaliste, data e ndeshjeve dhe stadiumi

La Liga
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Kalo në kategori