David Dreshaj publikon këngën e re "Alkool"

Këngëtari i njohur shqiptar, David Dreshaj, ka publikuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Alkool” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga Gent Fatali, Elinel në bashkëpunim me Dreshajn me melodi nga Mixey dhe Apollo.

Miksimi dhe masterizimi i kësaj kënge u bë nga Robert Bilbilov, ndërsa producimi u realizua nga Mixey.

Për videon vlen të ceket se është përkujdesur Smartmotion.

Protagoniste në videoklip është modelja e njohur, Martina Bozinovic.
Ky projekt tashmë ndodhet në platformën YouTube dhe besohet se do të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































