David dhe Victoria Beckham fotografohen në çaste intime me njëri-tjetrin në jahtin e tyre luksoz në Saint Tropez

Victoria dhe David Beckham u fotografuan në një përqafim intim në jahtin e tyre prej 16 milionë funtesh në Saint Tropez romantik.
Çifti dukej ende po aq i dashuruar sa në fillim të lidhjes së tyre, duke shkëmbyer vështrime plot mall. Ata u fotografuan gjithashtu të shtrirë në krahët e njëri-tjetrit.
Pasi pritën Eva Longoria-n, e cila është shoqja e ngushtë e Victoria-s, në jaht në fillim të kësaj jave, çifti nuk mund të ndahej nga njëri-tjetri.
Ata u filmuan në Saint Tropez dhe, ndërsa ishin me pushime në Francë, vizituan edhe Kanë, ku influencuesja nga Bosnja dhe Hercegovina Hana Hadžiavdagić arriti t'i takojë.
Ndërsa ajo po argëtohej në restorantin La Guerite, duket se edhe çifti i famshëm Beckham ishte në të njëjtin vend dhe ajo u mburr me një foto me Victorian në Instagram.
Çifti i dashuruar, i cili u martua në vitin 1999, vërtetoi se problemet familjare nuk e pengojnë martesën e tyre, duke ndarë një moment shumë intim së bashku.
Ata kanë qenë në fokus të mediave britanike muajt e fundit për shkak të sherrit të supozuar midis Brooklyn Beckham dhe gruas së tij Nicole Peltz me anëtarë të tjerë të familjes. /Telegrafi/












































































