Dashuria vërtet mund të shërojë një zemër – ‘Hormoni i përqafimit’ riparon qelizat e dëmtuara pas një sulmi në zemër, zbulon studimi

Të biesh në dashuri me të vërtetë mund të shërojë një zemër të thyer, sugjeron një studim.
Oksitocina prodhohet nga trupi ynë kur ne perqafohemi, bëjmë seks dhe biem në dashuri.
Tani shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat në një zemër të lënduar.
Kur dikush pëson një atak në zemër, kardiomiocetet e tij – të cilat e lejojnë atë të tkurret – vdesin në sasi të mëdha. Ato janë qeliza shumë të specializuara dhe nuk mund të rimbushen.
Por studiuesit zbuluan se oksitocina stimulon qelizat burimore në shtresën e jashtme të zemrës, të cilat migrojnë në shtresën e mesme të saj dhe shndërrohen në kardiomiocite.
Gjetjet deri më tani kanë qenë vetëm në ‘peshkun zebra’ dhe qeliza njerëzore në një laborator. Por shpresohet se një ditë hormoni i dashurisë mund të përdoret për të zhvilluar një trajtim.
Autori kryesor i studimit Dr. Aitor Aguirre, një asistent profesor në biologji në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, tha: “Këtu tregojmë se oksitocina është në gjendje të aktivizojë mekanizmat e riparimit të zemrës në zemrat e dëmtuara në kulturat e zebrave dhe qelizave njerëzore, duke hapur derën për terapi të reja potenciale për rigjenerimin e zemrës tek njerëzi”.
Kardiomiocetet zakonisht vdesin në një numër të madh pas një sulmi në zemër dhe nuk mund të rimbushen.
Por kërkimet e mëparshme kanë treguar se disa qeliza në shtresën e jashtme të zemrës mund t’i nënshtrohen riprogramimit për t’u bërë kardiomiocete të improvizuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Simptomat më pak të njohura që tregojnë se keni probleme me zorrët

Sëmundja që mund ta shënojë fundin e karrierës së Celine Dion

Për shkak të marramendjes së shpeshtë, një herë marrja e gjakut, pastaj skaneri

Njerëzit të cilëve u është hequr zorra qorre janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje serioze

Një meditim pesëminutësh mund të na ndihmojë të përballemi me stresin

Klamidia shpesh nuk ka simptoma, por shkakton infertilitet: Ja si mund ta merrni atë, si zbulohet dhe trajtohet

Scopic Software

theMiracle AG

Mercury Sports LLC

imperio fashion

Imagine Films Sh.P.K

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.52m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Shitet shtëpia 299.81 m², një strehë qetësie në Zllatar ID-195

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas

Krijoni kombinime të pafundme – atletet Puma që shkojnë me çdo veshje

Përshtatja moderne dhe eleganca klasike – maica Polo Giovanni Ferrini për meshkuj
Më të lexuarat

Kurti tregon bisedën me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ristuccia: Po të mos ndërhynim në veri, tani do të mbanim zi për të vdekurit

Bugajski: Pajtohem me Kurtin, deklarata e Blinken ka qenë naive, SHBA-ja do të duhej të aplikonte masa ndaj Serbisë

Kirby: Kurti duhet të sigurohet që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat nga lokacionet alternative

Sveçla: Njëri nga serbët e arrestuar kishte luftuar në Koshare, u dekorua nga Millosheviqi

Tensionet në veri, ish-ambasadori amerikan në NATO: SHBA dhe BE të angazhohen në zmbrapsjen e përpjekjeve që rrezikojnë gërryerjen e sovranitetit të Kosovës