Pesha ishte shkaku kryesor që dërgojë në ndarjen e Alida Dreyer nga i dashuri i saj. 27-vjeçarja peshonte 145 kilogramë, një peshë kjo e përftuar si rezultat i shumë ushqimeve me përmbajtje yndyrore dhe sheqerna.

Alida ka zbuluar se i dashuri ishte justifikuar për ndarjen, duke thënë se ishte shumë e shëndoshë. Për këtë motiv, e reja vendosi të dobësohet dhe të humbasë plot 76 kilogramë.

Tanimë peshorja tregon 69 kilogramë. Në një intervistë për mediat vendase, e reja ka zbuluar se në shkollë e tallnin, e për këtë shkak më shumë se disa herë ajo ka tentuar të vetëvritet. Humbja në peshë u arrit falë një diete strikte, të cilën Adila e zbatoi me rigozitet.

Gjithashtu ajo realizoi një operacion për të hequr kilogramët e tepërt, e tani duhet pranuar që rezultati është vërtetë mbresëlënës. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme. /tch/