LAJMI I FUNDIT:

Dashtevski: Presidenti vendos se kujt do t’ia dorëzojë mandatin

Dashtevski: Presidenti vendos se kujt do t’ia dorëzojë mandatin

Analisti politik Aleksandar Dashtevski në një emision debatin në TV Nova deklaroi se sipas praktikës që është zbatuar në Maqedoni në vitin 1992, presidenti vendos se kujt do t’ia dorëzojë mandatin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam hetuar se si ka qenë praktika në Maqedoni. Në vitin 1992, Kiro Gligorov ia dha mandatin Ljupço Georgievskit i cili pastaj e ktheu të njëjtin. Pastaj mandati i’u dha Goshevit të LSDM-së, e që nga LSDM u menduan në lidhje me mandatarin dhe e kthyen atë. Gligorov për të tretën herë përsëri i’a dha mandatin LSDM-së, këtë herë Branko Cërvenkovskit. Pikërisht për këtë vendim të presidentit, OBRM-PDUKM në vitin 1992 ngriti procedurë, ndërsa Gjykata Kushtetuese vendosi se presidenti mund t’ia ndajë mandatin kujt dëshiron”, deklaroi Dashtevski.


Dashtevski gjithashtu ju bëri thirrje partive politike që të sillen sipas asaj që do të vendos Gjykata Kushtetuese./Telegrafi/