LAJMI I FUNDIT:

DASH për arrestimin e Fredi Belerit: Autoritetet të zbatojnë ligjin

DASH për arrestimin e Fredi Belerit: Autoritetet të zbatojnë ligjin

Departamenti i amerikan i Shtetit ka reaguar pas arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri, i cili dyshohet për blerje votash.

DASH i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektonin ligjet dhe rregullat.

“Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat, që rregullojnë zgjedhjet, si edhe ligjet ndërkombëtare, përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po bashkohen me institucionet e tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”, përfundoi përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka reagoi pasditen e sotme në Twiiter në lidhje me deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Greqisë për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Himarë, Fredi Beleri.

“Është thuajse e pamundur të kuptojmë se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin janë shumë të qarta. Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, u shpreh Xhaçka.

“Nuk e kuptojmë se si të qenurit me kombësi greke, mund ta përjashtojë atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, deklaroi ministrja Xhaçka.

Policia e Shtetit arrestoi dje Fredi Belerin, kandidatin e koalicionit ”Bashkë fitojmë” për bashkinë e Himarës.

Arrestimi i Belerit është kryer pasi kandidati për kryetar bashkie në Himarë akuzohet për blerje votash.

Ai është shoqëruar në ambientet Drejtorisë së Policisë në Vlorë./ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Maqedonci flet për pjesëtarin e FSK-së, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt: Ai është pezulluar nga detyra

Lajme
Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Jo vetëm Radoiçiqi me 11 shokë, por edhe 20 serbë në listën e kuqe të fletarrestimeve të INTERPOL-it

Drejtësi
Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Arbnora Idrizi sërish në librin e Guiness, këtë herë me mozaikun e flamurit

Lajme
Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Kurti u drejtohet me videomesazh serbëve të Kosovës për vizat, targat dhe aplikimin në KiE

Lajme
Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Uran Ismaili: Vetëm PDK e rrëzon Albin Kurtin nga pushteti

Politikë
Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Lajme
Kalo në kategori