LAJMI I FUNDIT:

Darwin Nunez largohet në janar nga Liverpooli, uruguaiani ka tre opsione për ta vazhduar karrierën

Darwin Nunez largohet në janar nga Liverpooli, uruguaiani ka tre opsione për ta vazhduar karrierën

Darwin Nunez do të largohet nga Liverpooli, por vazhdon të jetë në pikëpyetje emri i skaudrës së tij të re.

Sulmuesi uruguaian është bashkuar me The Reds në verën e vitit 2022, por pa arritur të lë gjurmë në Anfield.

Liverpooli është lodhur duke pritur shpërthimin e tij dhe ka vendosur që t’i dëgjojë ofertat për Nunez pasi janë të gatshëm për ta shitur atë qysh në janar.


Al Hilal synon transferimin e yllit të Liverpoolit, The Reds kërkojnë 100 milionë euro
Lexo po ashtu Al Hilal synon transferimin e yllit të Liverpoolit, The Reds kërkojnë 100 milionë euro

Daily Mirror ka raportuar se janë tre skuadra që po kërkojnë shërbimet e Nunez në afatin kalimtar të janarit.

Milani ka shprehur interesim, por Rossonerët duan huazimin e tij me të drejtë blerje dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë shumë.

Në garë është edhe Atletico Madrid, megjithatë as klubi spanjoll nuk është e gatshme ta blejë menjëherë në janar atë.

Liverpooli nis bisedimet me sulmuesin i cili pritet ta zëvendësojë Nunez pas largimit
Lexo po ashtu Liverpooli nis bisedimet me sulmuesin i cili pritet ta zëvendësojë Nunez pas largimit

Skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Nunez është klubi arab Al-Hilal që janë gati t’i plotësojnë të gjitha kërkesat si të Liverpoolit ashtu edhe të sulmuesit.

The Reds synojnë që të fitojnë rreth 70 milionë euro nga shitja e Nunez. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori