LAJMI I FUNDIT:

Dardhë, pjeshkë, domate apo jastëk? Çfarë forme janë vithet tuaja

Dardhë, pjeshkë, domate apo jastëk? Çfarë forme janë vithet tuaja

Këto forma vithesh, mund të tregojnë shumë gjëra dhe për çfarë veshjesh dhe stërvitjesh keni nevojë në bazë të tyre.

Vithet ideale, çmendin çdo burrë dhe ngjallin zilinë e shumë femrave të tjera.


Ka forma dhe forma. Kështu vlerëson një institut profesional në SHBA që merret me studimin dhe dizajnimin e modeleve të veshjeve për femrat dhe meshkujt.

Formë dardhe

dardhë

Forma tipike e vitheve të femrave mesdhetare me një bel të hollë dhe ije të rrumbullakosura. Kjo formë kërkon stërvitje të përqendruar në pjesën e ijëve dhe aktivitet fizik të fokusuar tek rezistenca dhe jo intensiteti. Vrapi apo ecja e shpejtë janë ideale. Shmangni pantallonat me bel të ulët që i bëjnë këmbët të duken edhe më të shkurtra dhe ato tepër të ngushta, që theksojnë anët.

Forma domate

127455bbf4885413b825d2dca08b78ae
Tipike për modelet. Vithe të vogla dhe jo të kolme por të tonifikuara. Nuk ka depozita dhjami kështu që mjafton pak stërvitje tonifikuese dhe pilates.

Forma jastëk

4
Ajo që çmend meshkujt amerikanë. Tipike e femrave të kolme: vithe të bëshme dhe të dala. Kim Kardashian na ka mësuar ta tregojmë me krenari dhe madje ta nxjerrim më shumë në pah me veshje të ngushta. Krahas sportit dhe stërvitjet, kjo formë vithesh ka nevojë edhe për trajtim me produkte forcuese, për të shmangur efektin e varjes.

Forma pjeshkë

pjeshkë
Pa diskutim më e preferuara e meshkujve. Vithe të ngritura dhe të rrumbullakosura. Pjesërisht dhuratë e Nënës Natyre dhe pjesërisht fryt i stërvitjes kardio, tonifikuese dhe i shtrirjes së muskujve. /Telegrafi/