LAJMI I FUNDIT:

Dardanet e demoluan Kombëtaren e Hong Kongut

Dardanet e demoluan Kombëtaren e Hong Kongut

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave  ka shënuar fitoren e dytë në turneun “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.

Pas Estonisë, Dardanet kanë triumfuar kundër Kombëtares së Hong Kongut, madje duke e demoluar me rezultat 7:0


Fillimi i pjesës së parë ishte i baraspeshuar, por në vazhdim vashat tona kontrolluan më shumë lojën, bashkëvepruan mirë dhe në minutën e 30-të Albulena Guri shënoi për 1:0 ,duke kaluar Kosovën në epërsi dhe me të cilin rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me një mbizotërim të plotë të Dardaneve, të cilat shënuan rrëbesh golash. Fillimisht shënoi Kaltrina Biçkaj në minutën 65-të e cila shënoi edhe në minutën e 79-të. Në vazhdim për 4:0 shënoi Valentina Metaj në minutën 85-të.

Serinë e golave e vazhdoi Jehona Shala e cila shënoi në minutën 89-të dhe 91-të dhe në fund për ta përmbyllur rezultatin prej shtatë golave u kujdes Donjeta Halilaj që sot barte edhe shiritin e kapitenit.

Përzgjedhësja Andersen në këtë takim provoi përbërjen e dytë, duke e pushuar përbërjen e parë për ndeshjen e fundit kundër Bullgarisë që llogaritet kombëtare më cilësore. Ndeshja kundër Bullgarisë zhvillohet më 21 shkurt në ora 11,00 sipas kohës lokale të Kosovës. /Telegrafi/

Honkongu – Kosova 0:7 (0:1)
Stadiumi : Kompleksi Sportiv Gold Cyti
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtaret: Cansu Tiryaki, Gulnura Akbarzade, Sevda Nuriyeva, Ganze n Durmush- Pakkan,
Shënues: Guri (30), Biçkaj(65 e 79 ), J. Shala (89 e 91) e D. Halilaj (930 për Kos.

Honkongu: Yuen Ki, Oi Laam, Chak Shum, Wing Sze, Pu KI, Yun Yi, Lai Mae, Pak Tung, Yee Hing, Wai Ki e Wai Lam.

Kosova: Behrami, Halilaj, Kryeziu. Vllasalija, Ramaj, Guri(Metaj), Lulaj, Bjarami, Zeka(Biçkaj), J. Shala.

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori