LAJMI I FUNDIT:

Daniel Cormier e ngacmon Jon Jonesin pasi Agjencia anti-doping e lejoi të ndeshej në ‘UFC 232’ dhe ai u bë kampion

Daniel Cormier e ngacmon Jon Jonesin pasi Agjencia anti-doping e lejoi të ndeshej në ‘UFC 232’ dhe ai u bë kampion
Triumfi i dytë i Jon Jones ndaj Daniel Cormier (2017) (Foto: Sean M. Haffey/Getty Images/Guliver)

Jon Jones është bërë përsëri kampion i UFC-së në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda, ndërsa rivali i tij i përbetuar, Daniel Cormier, nuk ka mundur ta lë të festojë i qetë.

Të premten, Cormier hoqi dorë nga titulli në kategorinë e lehtë, duke qenë se edhe ashtu do t’i merrej në ‘UFC 232’ dhe ishte caktuar t’i jepej fituesit të meçit ndërmjet Jones dhe Alexander Gustafsson.


‘Kocka’ triumfoi në duelin e zhvilluar në ‘The Forum’ në Inglewood të Kalifornisë, ndërsa menjëherë pas duelit i kërkoi rimeç rivalit të tij, i cili mbetet kampion në kategorinë e rëndë.

Lajmet për Jon Jones
Lexo po ashtu Lajmet për Jon Jones

Nga marsi 2011 deri në janar 2015, Jones qëndroi dominues në kategorinë e tij duke e mbrojtur tetë herë radhazi titullin (duke përfshirë edhe duelin përballë Cormier), mirëpo në prill të vitit 2015 iu mor titulli, sepse u arrestua për shkak të përfshirjes në një aksident komunikacioni dhe iku nga vendi i ngjarjes.

Në mungesë të tij, Cormier u bë kampion, ndërsa Jones e mposhti për të dytën herë në ‘UFC 214’, mirëpo Jon doli pozitiv në Turinabol dhe nuk e mori titullin, ndërsa meqë ishte hera e dytë që dilte pozitiv në doping, ai u pezullua për 15 muaj.

Të dielën e kaluar, pati sërish parregullsi lidhur me testimin për doping që u zbulua nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Nevada duke mos ia dhënë Jonesit licencën që të garojë në atë shtet, ashtu që UFC u detyrua që nga Las Vegasi, duelet e UFC 232 t’i zhvendoste në Los Angeles.

Cormier reagoi shpejt për t’i ngacmuar zyrtarët e përfshirë që ia mundësuan Jonesit të ndeshej në Kaliforni dhe në këtë mënyrë e vazhdoi rivalitetin përmes rrjeteve sociale.

Lajmet për Daniel Cormier
Lexo po ashtu Lajmet për Daniel Cormier

Pas fitores së Jon ndaj Gustafsson, Cormier e quajti false Agjencinë amerikane për anti-doping (USADA), ndërsa rivalin e tij e etiketoi si ‘Jonny Brasco’ duke iu referuar policit të famshëm sekret Donnie Brasco (që u bë akoma më i popullarizuar falë filmit me Al Pacino dhe Johnny Depp).

Sipas raportimeve në media, Jones kishte arritur marrëveshje me USADA, për t’ia mundësuar zhvillimin e meçit dhe për ta dënuar më pak.

Sidoqoftë, edhe pse duket që të dy yjet e UFC-së janë të interesuar që të përballen për herë të tretë me njëri-tjetrin, dy duelet e fundit të Cormier janë zhvilluar në kategorinë e rëndë, ashtu që për të ndodhur rimeçi i shumëpritur, ai duhet të kthehet në kategorinë e lehtë të divizionit të peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori