LAJMI I FUNDIT:

Danica nga Serbia që flet shqip dhe e ka idol reperin 2Po2

Danica nga Serbia që flet shqip dhe e ka idol reperin 2Po2

Këto ditë në Universitetin e Prishtinës, po i zhvillon punimet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Aty po marrin pjesë studius të shqipes nga vende të ndryshme, duke përfshirë edhe vendin fqinj Serbinë.

Një prej tyre, është edhe 25 vjeçarja Danica Avramovic, e cila para tri viteve fliste shumë pak shqip, ndërsa sot ajo komunikon lirshëm në këtë gjuhë, dhe dëgjon muzikë shqipe.


“Që nga viti 2014, kur ajo fliste shumë pak shqip, i ka ndjekur kurset e gjuhës shqipe në kuadër të Seminarit. Atëherë ishte në fillim të studimeve të Albanologjisë, ndërkaq sot mban titullin Master në këtë degë. Kur së pari erdhi në Kosovë nga Jogodina, Serbi – vendlindja e saj – nuk kishte pasur shoqëri me ndonjë shqiptar. Por, kur erdhi këtu u befasua për të mirë me mikpritjen që i bënë dhe tani ka shumë miq nga Kosova”, thuhet në profilin e saj që i është publikuar në faqen në Facebook të Seminarit.

Sudentja serbe e albanologjisë, kishte arritur të mësonte goxha mirë shqipen standarde, por atë po e tërhiqte dialekti gegë, ngase i dukej më melodik.

“Danica kishte vendosur të vijë në Seminar pasi kishte mundësi të kufizuara që të komunikonte me dikë shqip në Serbi, aq më pak në dialektin gegë. Meqë mësimet në universitet i merrte në shqipen standarde, dialekti gegë ishte i pamundur për t’u mësuar. Por, qe pikërisht ky dialekt që e tërhiqte atë pasi i dukej më melodik, më interesant, më i lehtë e më ekonomik. Ajo edhe sot flet me miqtë e saj shqip rreth ca gjërave pasi e ka përshtypjen që ca gjëra tingëllojnë më mirë në shqip”.

Ajo tani ka edhe artistë shqiptarë në listën e preferencave të saj. Njëri prej tyre, është grupi i repit ‘2po2’.

“Danica vjen pothuajse çdo vit në seminar kryesisht për ta përmirësuar shqipen, por edhe për ta pasur mundësinë që brenda ditës t’i dëgjojë të gjitha gjuhët e botës. Shoqja e saj e dhomës po mëson greqisht gjatë kësaj vere së bashku me një seminarist nga Greqia, përderisa Danica kap ndonjë fjalë greke aty-këtu. Nga shqipja në greqisht e deri në japonisht, ajo ka mundësi të mësojë edhe ndonjë fjalë nga këto gjuhë sa është në seminar”.

“Kënga e reperit kosovar, 2po2, “Thuj mirëdita djalit t’keq” është e preferuara e Danicës, pasi ajo e dëgjon vazhdimisht muzikën rep të Kosovës. Po ashtu, si shumë kosovarë edhe ajo e këqyr serialin “O sa mirë”. Krejt këto e ndihmojnë shqipen e saj. Danica na ka premtuar se herëve të ardhshme do të vijë edhe me kumtesa në Seminar, pasi gjuha shqipe po bëhet gjithnjë e më e lehtë për të”. /Express/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Bëhen viralet videot e Laertit, i del organi gjenital në transmetim live në Big Brother VIP Albania nga pakujdesia

Magazina
Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Ish-bashkëshortja e Aldos: E gatshme të futem në Big Brother, mund të ndodh edhe ribashkimi

Magazina
Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Gert Ferra me akuzë ndaj Laert Vasilit: Zure dashnore gruan e drejtorit të Teatrit

Magazina
G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

G Bani hap zemrën, flet për lidhjen e mëparshme: Isha kafshë, ajo më bëri njeri

Magazina
Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Gazetarja nga ‘CBS News Chicago’ i flet shqip Dua Lipës: Motra ime shqiptare, jam shumë krenare për ty

Magazina
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori