LAJMI I FUNDIT:

Dana White shuan shpresat e tifozëve, konfirmon pensionimin e përhershëm të Khabib Nurmagomedov nga UFC

Dana White shuan shpresat e tifozëve, konfirmon pensionimin e përhershëm të Khabib Nurmagomedov nga UFC

Dana White më në fund ka konfirmuar pensionimin e pa-kthim të Khabib Nurmagomedov, duke thënë se kampioni i pamposhtur i peshave të lehta nuk do të luftojë përsëri.

Menjëherë pas fitores së tij të 29-të në MMA, ndaj Justin Gaethje, në muajin tetor, Khabib njoftoi se do të tërhiqej nga UFC, duke hequr dorezat në mes të ringut.


Luftëtari nga Dagestani humbi babanë e tij dhe trajnerin, gjatë pandemisë Covid-19 dhe tha në tetëkëndësh se pensionimi i tij vjen si premtim ndaj mamasë dhe pasi nuk mund të ndeshet pa babanë e tij në krahë.

Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij
Lexo po ashtu Khabib ia dedikon fitoren babait të ndjerë, ndërsa konfirmon pensionimin nga UFC si premtim ndaj nënës së tij

“Unë i premtova nënës sime se do të ishte lufta ime e fundit, Nëse e jap fjalën time, unë duhet ta mbajë atë. Ishte lufta ime e fundit këtu”, kishte deklaruar Khabib pas fitores ndaj Gaethje.

White refuzoi ta heqë rripin e tij të kampionit të peshave të lehta në UFC dhe ka zhvilluar bisedime në disa raste për ta tunduar atë të vazhdojë luftimet.

Megjithatë, sot (e premte) në mëngjes, pas bisedave të tij të fundit me Khabib, presidenti i UFC shkroi në Instagram dhe konfirmoi lajmin se 32-vjeçari nuk do të kthehet më dhe e falënderoi atë për karrierën e tij.

“29-0. Ai është 100 për qind zyrtarisht në pension. Ishte e pabesueshme të të shikoja duke punuar Khabib Nurmagomedov. Faleminderit për çdo gjë dhe shijo çfarëdo që të jetë shoku im”, ka shkruar White në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Dana White (@danawhite)

Por, luftërat nuk do të ndalen, pasi pensionimi i Khabibit ka bërë të konfirmohet meçi mes Michael Chandler dhe Charles Oliveira rreth një marrëveshje për të luftuar në UFC 262 më 15 maj.

Kjo luftë do të jetë për titullin, që do të thotë se Dustin Poirier humbet mundësinë për të luftuar për rripin e kampionit, duke sugjeruar që ai të përballet me Conor McGregor për herë të tretë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori