LAJMI I FUNDIT:

Dana White reagon për sulmin e McGegor: Gjërat duken shumë keq

Dana White reagon për sulmin e McGegor: Gjërat duken shumë keq

Dana White shpreson që Conor McGregor mund ta kontrollojë temperamentin e tij, para se t’i shkaktojë dëme më të mëdha xhepit të tij.

Presidenti i UFC-së i është përgjigjur videos ku shihet irlandezi duke e goditur një pronar të një kafeneje në Dublin.


Pretendohet se McGregor hyri brenda dhe i rreshtoi gota ata që ishin në kafene, para se ta merrte një shishe uiski.

Sidoqoftë, burri nuk e pranoi gotën nga McGregor, duke e refuzuar dy herë.  McGregor rrëzoi gotat dhe e goditi me një grusht të majtë burrin.

Pamjet që dolën pak ditë më parë tregojnë se si kishte ndodhur incidenti, derisa White ka sqaruar se ngjarja kishte ndodhur në muajin prill.

“Ajo kishte ndodhur në muajin prill. E dija se ajo kishte ndodhur, tani është publikuar edhe video. Është shumë keq”, ka thënë i pari i sportit luftarak.

“Nuk e di se për çfarë ishte bërë fjalë. Por, në video mund të shihet se ai gjuan me grushte, një njeri, një të moshuar, në fytyrë”.

Vazhdon me probleme, Conor McGregor e grushton një burrë të moshuar në një kafene
Lexo po ashtu Vazhdon me probleme, Conor McGregor e grushton një burrë të moshuar në një kafene

“Conor tashmë dihet se e ka markën e tij të uiskit, por nëse nuk ndalon së bëri këso gjërash jashtë ringut, atëherë do të jetë shumë keq për të dhe për xhepin e tij”, ka shtuar më tej White.

Irlandezi po e kërkon rikthimin në UFC dhe rimeçin e Khabib Numagomedov, mirëpo ende nuk ka asnjë marrëveshje mes të dyja palëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori