“Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me resorët tjera kërkon mënyrë për tërheqjen e kuadrit edhe nga sektori publik edhe jashtë institucioneve për kyçje në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian”.

Këtë e theksoi sot ministri Damjan Mançevski, i cili shtoi se shteti do të jetë i gatshëm t’i përgjigjet kapacitetit të nevojshëm kur do të nisin negociatat, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Financave, punojmë për propozim i cili do të mundësojë mënyrë, që do të tërheqë njerëz edhe nga institucione tjera në kuadër të sektorit publik, por edhe jashtë institucioneve, që të kyçen në procesin e negociatave. Kjo është ajo që duhet ta punojmë në muajt e ardhshëm dhe mendoj se do të jemi të gatshëm kur do të fillojnë negociatat”, tha Mançevski.

Ndërsa në lidhje me transferimin e të punësuarve nga sektori publik, në atë privat, Damçevski tha se nuk do të ketë largime dhe se një gjë e tillë do të ndodhë në fund të vitit./Telegrafi/