LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet e arrestimit të bosit turk në Shqipëri

Dalin pamjet e arrestimit të bosit turk në Shqipëri

Policia e Shtetit ka publikuar sot pamjet e arrestimit të shtetasit turk të shumëkërkuar Faruk Fatij Ozer, i arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, Thodex.

Reklama

Sipas policisë, i shumëkërkuari 28-vjeçar i përfshirë në skemën e mashtrimit me kriptomonedhat u kap në Himarë.

Policia sqaron se turku ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pas shumë kërkimesh në disa qarqe të vendit, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar nga drejtësia turke, si dhe falë përdorimit të metodave proaktive nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Brain””, ka thënë policia.

“Gjatë operacionit, bashkë me shtetasin e shumëkërkuar, u shoqëruan dhe 2 shtetas te tjerë, B. Sh., 36 vjeç, banues ne Tiranë dhe E. H., 37 vjeç, banues në Durrës, të cilët janë shoqëruar për veprime të mëtejshme, për të sqaruar pozitën e tyre procedurale në raport me personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar”, ka shtuar policia.

Sipas policisë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar laptopë, aparate celulare, karta bankash etj.

Mediat turke kanë bërë raportime të vazhdueshme ku ndër të tjerë kanë shkruar se dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex, turku ia ka lënë mafies shqiptare për ta mbrojtur dhe për ta fshehur në arrati.

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë Thodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

Ndërkohë që më herët turku i shumëkërkuar është raportuar ta jetë parë edhe në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Protesta tek Ura e Ibrit, qytetarët e mbledhur këndojnë “Jo nuk ndahet Mitrovica”

Lajme
Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Rama takon Vuçiqin: Konflikti në veri të Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike

Lajme
Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Kryeministri i Kroacisë flet për situatën në veri, tregon se si e sheh qëndrimin e Kosovës në raport me Serbinë

Lajme
Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Pjesëtar me simbole të grupit Wagner janë parë në protestën e sotme në Zubin Potok

Lajme
Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që

Nxënësi iu dërgon mesazhe mësimdhënësve në Prizren, kërcënon se ka një listë të nxënësve që "do t’u bëj keq"

Kronika e Zezë
Tensionet në Mitrovicë - përveq veriut po protestohet edhe në jug

Tensionet në Mitrovicë - përveq veriut po protestohet edhe në jug

Lajme
Kalo në kategori