LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE

Daçiq: Serbia nuk pranon që njohja e Kosovës të jetë kusht për anëtarësim në BE

Ministri i Jashtëm serb, thotë se një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte e mirë “në qoftë se ajo do të ishte një zgjidhje e përhershme e marrëdhëniet tona me shqiptarët, por skepticizmi im kjo do të ndodhë e ka bazën në realitet”.

Daçiqi vuri në dukje se “në Perëndim besojnë se deri te zgjidhja e përhershme e këtij problemi duhet të vijë, duke pranuar ne pavarësinë e Kosovës të shpallur njëanshëm”.


“Nëse kjo është pritja e vitit 2018, atëherë kjo është një përrallë, duke përfshirë edhe shpresën se Kosova do të mund të fitojë një vend në Kombet e Bashkuara”, tha Daçiq, për Radio Televizionin e Vojvodinës, citon FoNet.

Sipas tij, vendimin për ulësen e Kosovës në OKB nuk mund ta sjell Serbia, “por këtë propozim duhet së pari të kalojë në Këshillin e Sigurimit”.

“Vendimi i anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit do të varet nga pozicioni i Serbisë, kurse Rusia dhe Kina do të respektojnë vendimin tonë”, tha Daçiq, përcjell Telegrafi.

Duke komentuar paralelen me marrëveshjen në mes të dy shteteve gjermane, Daçiq theksoi se “ata që flasin nuk mendojnë për bashkimin e Serbisë dhe Kosovës as për rezultatin e procesit, por për njohjen tonë të shtetësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme”.

“Atyre ju intereson që ne vetëm të njohim subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, për t’i dhënë atyre një vend në OKB, por ne duam një zgjidhje të përhershme dhe të mos paragjykojmë se çfarë do të ndodhë pas njohjes sonë. Kjo është absolutisht e papranueshme për ne”, tha Daçiq.

Ai thekson se është i sigurt se kështu mendon edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Që ne t’i sugjerojmë Rusisë ta lejoj anëtarësimin Kosovës në OKB dhe të votojë për këtë, kjo nuk është vetëm një përrallë, ajo është një ‘fatamorganë’”, tha Daçiç.

Duke folur për projekt-strategjinë e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit Serbia do të mund të anëtarësohej në vitin 2025, por me kusht që deri në fund të vitit 2018 të arrijë një marrëveshje të plotë me Kosovën, Daçiq ka thënë se “duhet të presim versionin përfundimtar dhe të shohim nëse do të mbetët ky afat”.

Ai beson se ideja e një “marrëveshjeje gjithëpërfshirëse” është shpikur nga Komisioneri për zgjerim Shtefan Fyle, pasi ka gjetur një version kompromisi, kundër të cilës nuk ishte askush në BE.

“Por, as atëherë, as sot, askush nuk di t’ju tregojë se në çfarë konkretisht mbshtëtet ky normalizim i plotë i marrëdhënieve”, Daçiq, duke shtuar se “deklaratat e disa ambasadorëve perëndimorë se i ashtuquajturi normalizim nënkupton pranimin i ulëses së Kosovës në OKB, kurrë nuk do të mund të kalojë në Këshillin e BE-së, sepse as në BE nuk ka qëndrim unik për Kosovën.

“Por, edhe nëse kanë qëndrim unik, neve nuk na intereson. Nuk mund ta pranoj kurrë që njohja e pavarësisë së Kosovës është çmimi i hyrjes sonë në BE” tha Daçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori