LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Kam biseduar me Vuçiqin, do të vazhdojë bashkëpunimi mes SPS dhe SNS

Daçiq: Kam biseduar me Vuçiqin, do të vazhdojë bashkëpunimi mes SPS dhe SNS

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ka biseduar me presidentin e Serbisë dhe liderin e Partisë Progresive Serbe, Aleksandar Vuçiq dhe se kanë rënë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja partive.

Daçiq deklaroi se diskutimet kanë zgjatur një orë e gjysmë dhe se është rënë dakord që të vazhdohet bashkëpunimi dhe të forcohet koalicioni SNS-SPS, raporton N1.


Marrëdhëniet mes SPS dhe SNS u përkeqësuan pas seancës së jashtëzakonshme për Kosovën, të mbajtur javën e kaluar.

Përçarja në koalicionin qeverisës në Serbi, gazeta "Danas": Rusia e shantazhoi Daçiqin që të mos mbështet planin evropian për Kosovën
Lexo po ashtu Përçarja në koalicionin qeverisës në Serbi, gazeta "Danas": Rusia e shantazhoi Daçiqin që të mos mbështet planin evropian për Kosovën

Mediat raportuan se presidenti i SNS-së, Vuçiq, në një mbledhje të jashtëzakonshme të partisë ka thënë se është i zhgënjyer me sjelljen e socialistëve.

I pari i shtetit serb gjatë ditës së djeshme ka pohuar se marrëdhëniet me SPS janë dëmtuar dhe paralajmëroi takimin e sotëm me Daçiqin, ku do të diskutohej për marrëdhëniet e partnerëve të koalicionit.

Ndryshe, partia e Vuçiqit dhe Daçiqit edhe në mandatin e kaluar kanë udhëhequr së bashku shtetin serb. /Telegrafi/