LAJMI I FUNDIT:

Përçarja në koalicionin qeverisës në Serbi, gazeta “Danas”: Rusia e shantazhoi Daçiqin që të mos mbështet planin evropian për Kosovën

Përçarja në koalicionin qeverisës në Serbi, gazeta “Danas”: Rusia e shantazhoi Daçiqin që të mos mbështet planin evropian për Kosovën

Partia Socialiste e Serbisë, respektivisht lideri i saj Ivica Daçiq, është shantazhuar nga Rusia dhe nuk guxon të përkrahë propozimin franko-gjerman për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ky është i vetmi shkasë për tensionet mes presidentit të Serbisë dhe SNS-së, Aleksandar Vuçiq dhe kreut të socialistëve.

Kështu e komentojnë bashkëbiseduesit e gazetës serbe “Danas” nga burime diplomatike përçarjen aktuale mes partnerëve në koalicionin qeverisës (Patia Për[parimtare Serbe) SNS dhe (Partia Socialiste Serbe) SPS.


“Sherri i ri mes SNS-së dhe SPS-së ndoshta është shkaktuar nga kushti i Rusisë ndaj Partisë Socialiste të Serbisë që të vazhdojnë të mbajnë distancë nga propozimi evropian për Kosovën. Nuk duket se gjithçka do të zgjidhet shpejt, duke parë se deri ku ka shkuar e gjithë ‘zënka’”,  thonë burimet e gazetës serbe.

Ndërkaq, burimet e kësaj gazete thonë se Ivica Daçiq, megjithatë, më parë do të dorëzohet nën presionin e Aleksandar Vuçiqit, sepse, siç thonë ata, ‘nuk ka zgjidhje’, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen se pse Ivica Daçiq po i ekspozohet këtij konflikti me Aleksandar Vuçiqin nëse është e qartë se ai do të dorëzohet në fund, bashkëbiseduesit e ‘Danas’ thonë se lideri socialist është ‘pazar i fortë’.

Më tej ata shpjegojnë se ashtu siç Vuçiq e mban në grusht Daçiqin, po ashtu e mban edhe Rusia.

Rusët me siguri kanë dosje komprometuese për Daçiqin

“Rusët sigurisht kanë dosje komprometuese për Daçiqin dhe është pothuajse e sigurt se bëhet fjalë për para”, vlerësojnë bashkëbiseduesit e gazetës, të cilët nuk kanë dashur të flasin publikisht për këto supozime, duke pasur parasysh natyrën e punës që bëjnë.

Partia Socialiste e Serbisë sigurisht merr para nga Federata Ruse, përveç faktit të qartë se partia financohet përmes punëve me naftën në Serbi.

“Daçiq tani do të duhej të thotë se burimi kryesor i financimit të tyre do të hiqet”, përfundojnë bashkëbiseduesit e gazetës.

Kujtojmë, duke folur për problemet që ka me Partinë Socialiste të Serbisë, presidenti i Serbisë e krahasoi atë parti me pjesën e djathtë dhe nacionaliste të opozitës, të cilët janë rreptësisht kundër zgjidhjes evropiane për Kosovën.

Vuçiq konfirmon krizën me partnerin e koalicionit, SPS-in e Daçiqit
Lexo po ashtu Vuçiq konfirmon krizën me partnerin e koalicionit, SPS-in e Daçiqit

Ndryshe, presidenti serb, Vuçiq, tha sonte (7 shkurt) se ka pasur takime me udhëheqësin e Socialistëve serbë, Ivica Daçiq, dhe konfirmoi se marrëdhëniet mes dy partive janë në krizë.

Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit dhe Partia Socialiste e Serbisë (SPS) e Daçiqit, që janë në koalicion qeveritar, hynë papritmas në marrëdhënie të paqëndrueshme.

Vuçiq tha për televizionin serb, Pink, se nuk mendon se zgjedhjet e reja janë zgjidhje, sepse siç tha ai “kemi shumë probleme për të zgjidhur”.

Ai shtoi se vendimet nuk do të merren brenda natës dhe se do të takohet me Daçiqin më 8 shkurt.

“Dhe a kam besim të plotë (në SPS-në)? Personalisht nuk kam, por nuk do ta bazoja këtë në marrëdhëniet personale. Vendi është më i rëndësishëm se marrëdhëniet personale. Por, tani e dimë se në kohë të vështira mund të mbështetemi vetëm në veten tonë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori