Dacici: Thaçi, kryeministër i krahinës serbe

Dacic u tha gazetarëve sot Vrbas se në dialogu me Prishtinën nuk do të merret me statusin e Kosovës, por me zgjidhjen e probleme të veçanta. Ai tha se në mesin e tyre është çështja e personave të zhdukur, të drejtat e serbëve në jug dhe në veri të Kosovës, mbrojtja e pasurisë kulturore dhe fetare, si dhe privatizimi.
Ai tha se përveç institucioneve publike, në krijimin e një platformë për bisedime me Prishtinën duhet të kyçet opozita serbe, si dhe institucionet kulturore dhe shkencore të Serbisë.
Dacic, gjatë takimit me kryeministrin e Vojvodinës, Bojan Pajtic, ka thënë se “është i lumtur që brenda dy ditëve pati rastin të bisedojë me kryeministrat e dy krahinave serbe”, transmeton "Beta".
Pas takimit të djeshëm në Bruksel, Dacici ka thënë se Thaçi ka përvojë më shumë në bisedimet, si në vitin 1998 ashtu edhe 1999 dhe në Vjenë. Ai po ashtu ka deklaruar: “Meqë kam luftuar kundër Thaçit, pse të mos bisedoj me të tash”.
Kryeministri serb ka thënë se BE i ka përmbushur premtimet, meqë nuk ka bërë presione pos që ka theksuar se duhet të ketë dialog mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërsa, Bashkimi Evropian ka publikuar me një ditë vonesë fotografinë nga takimi Thaçi – Dacic që është ndërmjetësuar nga Baronesha Ashton. /Telegrafi/





















































