LAJMI I FUNDIT:

Daci: Mustafa të tërhiqet nga udhëheqja e partisë

Daci: Mustafa të tërhiqet nga udhëheqja e partisë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, që sot është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i ka sugjeruar Isa Mustafës ta lë postin e kryetarit të partisë pas tërheqjes nga kandidatura për kryeministër.

Në intervistën dhënë për gazetën “Epoka e re”, Daci ka thënë se e ka përkrahur Mustafën në “luftë” me Fatmir Sejdiun, pasi ka menduar se është më i freskët për LDK-në.


“Tash mendoj se është mençuri e madhe që ai të tërhiqet nga udhëheqja e partisë, sepse për atë parti nuk ka bërë kurrë shumë mund”, ka thënë Daci.

Ai ka thënë se rritja e LDK-së mund të ndodhë vetëm nëse kjo parti kthehet në shtratin e rugovizimit. Daci ka thënë se kryetar i ardhshëm i LDK-së duhet të vijë Lutfi Haziri.

Ai ka bërë me dije se nuk do të jetë kandidat për deputet në listën e LDK-së. Daci ka thënë se pas zgjedhjeve të 11 qershorit vendin e presin shumë sfida dhe duhet të vijë në krye të shtetit një udhëheqje politike që ka energji për punë.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori