LAJMI I FUNDIT:

“Cunami”, momenti kur 50 mijë litra verë derdhen nga rezervuari i një verarie në Spanjë

“Cunami”, momenti kur 50 mijë litra verë derdhen nga rezervuari i një verarie në Spanjë

Ky  është momenti kur “fontana” me verë të kuqe shpërthen nga rezervuari  prej 50 mijë litrave, në një verari në Spanjë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shfaqin një sërë rezervuarësh të hekurtë në verarinë Bodegas Vitivinos në Villeamale të Spanjës, transmeton Telegrafi.


Në fillim të videos shihet se si një sasi e madhe e verës së kuqe në formë të cunamit duke u derdhur nga rezervuari dhe përhapet nëpër tokë, por pa kaluar shumë minuta ajo mbulon edhe hapësirën ku ishin disa vetura të parkuara.

Punonjësit e verarisë nuk kishin çfarë të bëjnë tjetër vetëm se të shikojnë se si mijëra litra verë derdhej. E mediat lokale raportojnë se shkaku i shpërthimit të rezervuarit, mund të jetë presioni i madh i ajrit.

Videoja është shpërndarë në rrjete sociale dhe prej asaj kohe është shikuar nga më shumë se 38 mijë persona, dhe është ripostuar nga më shumë se 9 mijë njerëz. /Telegrafi/