LAJMI I FUNDIT:

Culture Trip: Shqipëria destinacion i përkryer

Culture Trip: Shqipëria destinacion i përkryer

Energjia e Tiranës më motivon të eksploroj çdo gjë që ky qytet ka për të ofruar. Tirana është një qytet shumë i gjallë dhe modern, në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim”, shprehet një prej blogerëve të huaj për partner-britishairways.culturetrip.com.

Me titullin “Nga natyra te aventurat e qytetit – Si Tirana ofron më të mirën e të dyjave”, Elisa Morton e faqes së specializuar për udhëtimet partner-britishairways.culturetrip.com, i ka kushtuar një shkrim potencialeve turistike të vendit tonë.


Ndërsa Shqipërinë e konsiderojnë destinacion të përkryer, blogerët e udhëtimeve, të cilët organizojnë edhe udhëtime turistike e cilësojnë Tiranën, një parajsë duke filluar nga aventurat në natyrë dhe deri te atraksionet që ofron kryeqyteti.

”Tirana është një qytet shumë i gjallë, modern në mes të Shqipërisë, është shumë energjik dhe një qytet në zhvillim”, thotë Ardi.

”Unë jam shofer off-road. Off-roading është aktiviteti im i preferuar”, shton ai.

“Unë jam Lena dhe erdha në Tiranë pesë muaj më parë dhe jam një shqiptaro-amerikane dhe organizatore udhëtimesh. Shqipëria është ende një vend i virgjër. Ju mund të shkoni nga qyteti drejt natyrës në një kohë shumë të shkurtër duke ikur nga Tirana e qytetëruar në fshat, ku jetohet si 200 vjet më parë dhe kjo është diçka që ju nuk e shihni çdo ditë”, shprehet ajo.

“Unë shëtis me biçikletë nga asfalti i Tiranës në rrugët e gurta të fshatit. Mund të zhvillosh shumë aktivitete sportive pranë Tiranës dhe një mal për t’u ngjitur me biçikletë është një mënyrë vërtet e mirë për t’u zbuluar”, thotë ajo për culturetrip.com

“Ngjitjet në male janë një mënyrë shumë e mirë për të shijuar botën. Shqipëria është destinacioni i përkryer për këdo që kërkon aventurën, të papriturat gjatë ecjes nëpër shtigje dhe ndoshta në një rrugë shumë të vështirë. Më pëlqen ta sfidoj veten herë pas here. Tirana është një parajsë për këtë. Me të vërtetë që i ofron të gjitha”, shprehen ata. /ATSH/

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh

Kronika e Zezë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Lajme
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shikoj në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Kalo në kategori